Arkivat, 240 milionë lekë për brandimin: Blihen portofola, karikues celulari, mbajtëse çelësash…

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka hapur një tender përmes të cilit kërkohet blerja e seteve të ndryshme që kanë qëllim primar brandimin e institucionit. Referuar të dhënave të publikuara sot në Agjencinë e Prokurimeve Publike, Arkivat kanë vendosur një fond limit prej 240 milionë lekësh të vjetra me TVSH për të blerë disa sete të ndryshme me logon e institucionit.

Siç mëson AlbEu, kompanitë kanë afat deri më datë 25 shtator për të dhënë ofertat e tyre në lidhje me kontratën që zgjat tre vite. Sipas përcaktimeve teknike, fondi do të jetë pak më shumë se 12 milionë lekë të vjetra gjatë 2023 dhe më pas, gjatë 2024 dhe 2025 nga 120 milionë lekë të vjetra, të cilat do t’i lëvrohen fituesit.

Por çfarë kërkojnë të blejnë Arkivat?

Në listë, sipas dokumenteve të dorëzuara në APP, janë materiale të ndryshme si medalione; pllakata druri; varëse; USB; stilolapsa; set filxhanësh; karikues celulari; pergamena; portofola; poër bank, etj.

Në galerinë e mëposhtme gjeni disa nga materialet e kërkuara si edhe listën se sa njësi duhet të dorëzojë fituesi:

 

 


Shtuar 7.09.2023 11:28