Samiti i NATO në Vilnius, Rama njofton vizitën e presidentit francez në Shqipëri

Kryeministri Rama ka takuar presidentin francez, Emmanuel Macron gjatë ditë së dytë të samitit të NATO-s në Vilnius të Lituanisë.

Teksa ka ndarë foto nga takimi, Rama shkruan se shumë shpejt lideri francez do të vijë në Tiranë.

“Vilnius, Lituani – Me Presidentin e Francës, Emanuel Macron, i cili po përgatitet për të ardhur në Tiranë.”– shkruan Rama.

Tirana do të mirëpresë më 16 tetor Samitin e Procesit të Berlinit, një iniciativë që synon rritjen e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe dhënien e ndihmës për integrimin e vendeve të BP në Bashkimin Evropian./albeu.com/


Shtuar 12.07.2023 12:35