Një e moshuar është përplasur ditën e sotma nga një automjet.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Miras në aksin rrugor Korçë-Bilisht këtë të martë.
Mësohet se një person duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar një 75-vjeçare. E moshuara ishte duke ecur në rrugë në momentin e ngjarjes së rëndë.
Policia ka
njoftuar se ajo u
transportua në
Spitalin e Korçës ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat ku po kryhen veprimet e mëtejshme.
Shtuar më 29/10/2019,
ora 13:30