Bënin "kërdinë" me vjedhje në mes të Athinës, shpërbëhet banda me shqiptarë
Një bandë me shumë anëtarë është shkatërruar në Athinë.

Ata ishin kryesisht të mitur, të cilët kryenin sistematikisht grabitje në zonën e gjerë të qendrës së Athinës ndërsa mësohet se 26 persona u arrestuan në këtë rast (22 shqiptarë dhe 4 grekë), nga të cilët 21 ishin të mitur.

Anëtarët e bandës vepruan kryesisht në Sheshin Syntagma, Sheshin Laou, Thiseio dhe pjesë të tjera qendrore të qytetit.

Një metodologji specifike (modus operandi) u ndoq për kryerjen e grabitjeve. Fillimisht, ata u mblodhën në grupe në pjesë të ndryshme qendroreAthinës, ku gjetën “viktimat” e tyre të mundshme, duke përzgjedhur në shumë raste të miturit.

Pastaj disa nga anëtarët e grupit, duke përdorur dhunë dhe mizori ekstreme, u morën viktimave celularët, paratë dhe sendet e tjera që posedonin.

Shtuar më 01/10/2020, ora 15:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori