Befason Thaçi: Do largohem përgjithmonë nga politika
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në emisionin “Personale”, ka thënë se shqetësimi i tij më i vogël është se si do ta përfundojë karrierën e tij politike.

“Në parti nuk do të kthehem. As në Partinë Demokratike e as në ndonjë parti tjetër. Nuk do të kthehem në parlament si deputet. Nuk pretendoj për të rikandiduar për kryeministër apo për të udhëhequr ndonjë mandat të Qeverisë së Kosovës”.

Ai shprehet se është i vetmi kryeministër që ka patur Kosova, i zgjedhur plotësisht nga qytetarët.

“Mendoj se kryeministër i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës gjatë periudhës së luftës edhe pas, por edhe me dy mandate legjitime prej qytetarëve të Kosovës jam i vetmi kryeministër i Kosovës që kam udhëhequr me mandat të plotë të fituar nga qytetarët. Gjithë të tjerët kanë qenë të emëruar apo në kombinatorika të ndryshme politike”.

Thaçi ndihet mirënjohës por, nëse mbetet po i njëjti sistem qeverisjeje nuk ia e sheh etike të vazhdojë në politikë.

Nëse ndodhin ndryshime kushtetuese dhe mandati i ardhshëm i presidentit vendoset nga vota e drejtpërdrejtë e qytetarëve do të rikandidojë dhe jam i bindur se do të fitojë, ndërsa nëse mbetet sistemi i njëjtë, nuk do t’i lejojë vetes për shkak të parimeve dhe etikës të jem pjesë e ndonjë kalkulimi apo rizgjedhjeje të kulvareve politike të Prishtinës”.

“…Pra nëse mbahen zgjedhjet presidenciale me votë të drejtpërdrejtë nga populli do të kandidoj dhe të zgjedhem edhe një mandat, nëse jo, do t’i them lamtumirë politikës përgjithmonë”, tha ndër të tjera Hashim Thaçi.




Shtuar më 09/06/2019, ora 10:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori