Befason Rama: Jam i gatshëm për dialog me Bashën
Kryeministri Rama shuan çdo dyshim në lidhje me deklaratën e bërë nga ai pak ditë më parë, për një marrëveshje me opozitën pas 30 qershorit.

I pyetur nga "Real Story", Rama u përgjigj drejtpërdrejt duke thënë se nëse do të ketë dialog apo marrëveshje me opozitën kjo varet nga vet ajo pasi ai personalisht është i hapur.

"A do ketë apo s’do ketë dialog apo marrëveshje bashkëpunimi kjo varet nga ata. Unë jam plotësisht i hapur për dialog ama kjo varet më së shumti nga ata. Unë nuk jam ngarkuar të zgjidh krizën e PD, por nëse më pyesin mund t’ju jap ndonjë eksperiencë timen", tha Rama.
Shtuar më 28/06/2019, ora 23:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori