“Kur Hakimi stërvite te Reali, menjëherë e kuptova se ai ishte i veçantë”

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, vlerësoi nivelin e mbrojtësit Ashraf Hakimi, me të cilin gjermani luajti së bashku për klubin mbretëror në sezonin 2017/18.

“Ashraf Hakimi? Mendoj se ai është një lojtar i madh. Kemi luajtur së bashku për një vit. E pashë në stërvitje se ai është një mbrojtës i mirë sulmues dhe gjithashtu ka shumë shpejtësi. E kuptova menjëherë se Hakimi ishte i veçantë”, tha Kroos për Real Total.

Më herët ka pasur zëra se Hakimi është gati të shkurtojë pagën për t’u rikthyer në Real Madrid. Për momentin, mbrojtësi luan për francezin te PSG. Kombëtarja marokene, e përfaqësuar nga Ashraf, u largua dje nga Kupa e Botës në fazën gjysmëfinale, duke humbur ndaj Francës. /G.D albeu.com/


Shtuar 15.12.2022 13:30