Befason Berisha, tregon emrin e ministres socialiste që Rama ka frikë se i merr pushtetin (VIDEO)
Teksa ka komentuar prezantimin e kryeministrit Edi Rama për paketën “ANTIKÇK”, ish-kryeministri Sali Berisha tha se Rama me paketën anti-KÇK synonte Fatmir Xhafaj dhe Elisa Spiropalin.

I ftuar në emisionin "360 Gradë", Berisha tha se Rama ka frikë që Spiropali i merr pushtetin.

Berisha: Ligji është në kundërshtim flagrant me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, Kushtetutën, Kodin e Procedurës Penale, Kodin Penal. Ai sot më krijoi përshtypjen se synonte dy vetë, Fatmir Xhafën dhe Spiropalin. Ju vërsul Spiropalit.Dyshon se po i merr pushtetin Elisa.

Frika deri në palcë është te Edi Rama në mënyrë absolute. Keqardhja ime e madhe është kjo, që kjo reformë në vend që të prodhonte një drejtësi më të mirë se ç'ishte, më të pavarur, po prodhon një drejtësi kryekëput të kapur dhe jo për efektet se mund të përdoret kundër meje apo teje, por se një drejtësi e kapur shumë shpejt faktohet e paralizuar, e degraduar. Kjo është keqardhja ime.
Shtuar më 25/11/2019, ora 23:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori