Ky është ushqimi që do t’ju mbajë të ngopur për orë të tëra

Hulumtimet kanë treguar se ekziston një ushqim që në fakt “godet” drejtpërdrejt qendrën e vetëkontrollit në tru dhe në këtë mënyrë na pengon të hamë ushqime dhe ëmbëlsira jo të shëndetshme.

Këto janë frutat e thata, të cilat janë të pasura me yndyrna të dobishme Ω-3, proteina, magnez, vitaminë B6 dhe vitaminë E dhe në të njëjtën kohë arrijnë të nxisin ndjenjën e ngopjes dhe të reduktojnë në mënyrë drastike dëshirat.

“Ne e dimë se ky ushqim na bën të ndihemi më të ngopur, por ishte befasuese për ne kur zbuluam se frutat e thata ndikojnë në aktivitetin e trurit kur ushqimi është para nesh dhe, si rrjedhojë, ndikon në zgjedhjet tona ushqimore dhe sa të uritur jemi”,hotë Dr. Tamar Samuels, bashkëthemeluese e Culina Health dhe shton se arrat janë zgjedhja kryesore kur bëhet fjalë për zgjedhjen e një frute të thatë që do të japë efekte anti-inflamatore në trup.

Ky frut ka veti antioksiduese dhe kontribuon në shëndetin e mirë të zemrës. Konkretisht, ato janë të pasura me polifenole, kryesisht flavonoidë. Ato kanë dy herë më shumë sasi flavonoidësh se bajamet dhe fëstëkët.

Janë të pasura me vitaminë E dhe konkretisht me gama tokoferol, e cila parandalon akumulimin e kolesterolit në muret e arterieve. Konsumimi i përditshëm i arrave mund të ulë nivelin e kolesterolit deri në 12%.

Arrat janë gjithashtu të pasura me zink, tiamin (B1), mangan dhe bakër.


Shtuar 20.08.2023 16:04

Tags: ,