BE vendos kriterin për numrin e infektimeve për hapjen e kufirit, a rrezikohet Shqipëria?
Deri në orën 18 të së dielës, kryeqytetet e
vendeve anëtare të
Bashkimit Europian do të kenë dorëzuar listën e
vendeve me të cilat hapin ose jo kufijtë në 1 korrik. Ideja fillestare është që
lista për vendet nga të cilat do të udhëtojnë qytetarë drejt BE do të ketë më pak se 20 vende
Përfaqësuesit e përhershëm të shteteve anëtare të
Bashkimit Europian kanë arritur mbrëmjen e së premtes një marrëveshje të
përkohshme për kriteret që duhen plotësuar për të vendosur se me cilat nga vendet e treta do të rihapen kufijtë
europianë.
Duke filluar që nga 1 korriku do të lehtësohen masat në fuqi ndaj
vendeve që nuk janë pjesë e zonës Shengen. Është hartuar një listë e
përkohshme që përmban 20 vende, të cilat kanë regjistruar në dy javët e fundit numër rastesh me Covid 19, nën mesataren e
Bashkimit Europian për çdo 100 mijë banorë, do të thotë 16 raste për 100 mijë banorë.
Projekti i rekomandimeve, kriteret dhe listat e
përkohshme të hartuara nga ambasadorët u janë dërguar kryeqyteteve, që kanë kohë deri në orën 18 të ditës së dielë për të shprehur mendimin e tyre. Nëse një mazhorancë do të votojë pro, atëherë do të nisë procedura e aktivizimit, në të kundërt të hënë do të ketë një mbledhje tjetër të komitetit të përfaqësuesve të përhershëm.
Shtete e Bashkuara të Amerikës nuk janë në listat e
përkohshme, as në atë që përfshinte 50 vende e që më pas u reduktua në 20.
Lista do të rishikohet vazhdimisht në varësi të zhvillimit të situatës epidemiologjike.
Rritja e numrit të rasteve të reja me koronavirus , në 24 orë në vendin tonë rrezikon që Shqipëria të futet te
lista e
vendeve që nuk do ju hapen kufijtë në BE, bashkë me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
Shtuar më 27/06/2020,
ora 12:50