BE: Standartet në zgjedhje, prioritet i integrimit
Bashkimi Europian ka deklaruar se përfundimi i procesit të numërimit të votave në Shqipëri sipas standardeve mbetet prioritet për integrimin e vendit. Gjithashtu KE përmes zëdhënëses Natasha Batler ka vlerësuar pjesëmarrjen masive të qytetarëve në zgjedhjet vendore të 8 majit.

"Këto zgjedhje u zhvilluan në një atmosferë të tensionuar me polarizim të lartë. Raporti për vlerësimin përfundimtar do të varet kryesisht nga sjellja gjatë gjithë procesit, përfshirë numërimin dhe trajtimin e ankesave të mundshme", tha zëdhënësja e KE. /albeu.com/


Shtuar më 11/05/2011, ora 15:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori