Do të duhen dy javë të tjera që shqiptarët të mësojnë kur do të mund të udhëtojnë drejt
Bashkimit Europian.
Shqipëria duket se nuk është përfshirë në listën e
vendeve për të cilat hapen kufinjtë e jashtëm të
Bashkimit Europian prej 1 korrikut.
As Maqedonia e Veriut, as Kosova dhe as Bosnjë-Hercegovina duket se nuk bëjnë pjesë në këtë listë, edhe pse Komisioni
Europian kishte rekomanduar
hapjen e kufinjve të jashtëm me të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor në 11 qershor.
Abcneës.al raporton se lista që pritet të miratohet me shumicë të cilësuar nga 27 shtetet anëtare të
Bashkimit Europian sot përfshin 14 shtete: Algjeria, Australia, Kanadaja, Gjeorgjia, Japonia, Mali i Zi, Maroku, Zelanda e Re, Ruanda, Serbia, Koreja e Jugut, Tajlanda, Tunizia, Uruguai.
Vendimi me shkrim i ministrave të brendshëm të
Bashkimit Europian bazohet në evolucionin e situatës epidemiologjike së koronavirusit të dy javëve të fundit.
Ko situatë ka ndryshuar në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe nuk korrespondon më me nivelin mesatar të të prekurve nga koronavirusi në Bashkimin
Europian.
Duket se
Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Bosnjë-Hercegovinë nuk kanë përmbushur kriterin e pasjes më pak se 16 raste me COVID-19 për 100.000 banorë në dy javët e fundit.
Lista e
vendeve, banorët e të cilëve mund të udhëtojnë drejt
Bashkimit Europian, ndryshon çdo dy javë.
Udhëtimet esenciale drejt
Bashkimit Europian mundësohen për punëtorët sezonalë në bujqësi, diplomatët, studentët dhe psersonat që kalojnë tranzit nga
Bashkimit Europian, të cilët nuk preken nga kufizimet.
Shtuar më 29/06/2020,
ora 10:56