BE-Nikoliçit: Nuk tolerojmë mohimin e genocidit
Bashkimi Europian i ka tërhequr vërejtjen autoriteteve të sapozgjedhura të Serbisë se nuk do të tolerojë përpjekjet për ta mohuar genocidin ndaj myslimanëve në Srebrenicë.

"Bashkimi Evropian kundërshton fuqishëm çdo përpjekje për të rishkruar historinë", ka thënë zëdhënësja e Komisionit Europian, Pia Ahrenkilde.

Komentet e saj vijnë pasi që presidenti i ri serb Tomisllav Nikolliç, tha se masakra e kryer në Srebrenicë nga serbët në vitin 1995">1995 nuk ka qenë genocid.

Ahrenkilde ka theksuar se verdiktet e Gjykatës Ndërkombëtarë të Drejtësisë dhe të Truibunalit të Hagës e përcaktojnë maskarën e Srebrenicës si genocid.

"Vrasjet në Srebrenica në korrik të 1995">1995 ishin një krim kundër tërë njerëzimit dhe nuk duhet t`i harrojmë kurrë dhe nuk duhet të lejojmë që të ndodhin kurrë më", ka thënë ajo. /albeu.com/
Shtuar më 04/06/2012, ora 16:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori