BE: Ndër projektet tona punësimi i të rinjve shqiptarë
Bashkimi Europian nëpërmjet një programi i cili është paraqitur gjatë ditës së sotme synon që të rrisë numrin e të rinjve që punësohen. Sipas kësaj strategjie të posaçme europiane e cila është përqëndruar në arsimim synon që 70% e njërëzve nga mosha 20/64 vjeç të punësohet brenda vendit.

Kjo gjë sipas këtij projekti mund të arrihet me anën e një reformimi që duhet të ndodhë fillimish në shkolla. Nga ky projekt që prek Shqipërinë në këtë stategji europiane është ajo e programit "e rinis në lëvizje" që nga BE është konceptuar si një projekt për ti lehtësuar të rinjtë të gjejnë një vend pune.

Ministri i arsimit Myqerem Tafaj është shprehur se ishte gati që punonte për këtë program për punësimin edhe pse nuk e konsideron diplomën e univeristeti si një dëshmi pune.

Strategjia e BE për 2020, kërkon që Ekonomia shqiptare, bizneset dhe forca puntëore të jenë gati për tu përfshirë në këtë stategji që do të ndihmonte Shqipërinë në integrimin e saj europian./albeu.com/

Shtuar më 08/11/2011, ora 18:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori