Trembëdhjetë vende të BE-së, shumica anëtarë të rinj nga Europa Qendrore dhe Lindore së bashku me Italinë dhe Austrinë, po hartojnë një
draft që do t’u
paraqitet vendeve të tjera anëtarë të BE-së në përpjekje për të ringjallur besueshmërinë e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor, pjesë e saj edhe Shqipëria.
Vendet që kanë nënshkruar draftin e hartuar nga Polonia janë Estonia, Lituania, Letonia,
Republika Çeke, Sllovakia, Hungaria, Bullgaria, Italia, Austria, Kroacia, Sllovenia dhe Malta.
Ky
draft pritet t'i
paraqitet të mërkurën ambasadorëve të BE-së në Bruksel.
Shtuar më 11/06/2019,
ora 13:49