BE mbi 83 milion euro garant për programin IPA 2010
Majlinda Bregu
Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu dhe shefi i delegacionit Evropian në Shqipëri Ettore Sequi, kanë nënshkruar një marrëveshje ku, Bashkimi Evropian jep një grant prej 83 milion e 200 mijë eurosh në kuadër të programit IPA 2010">2010.

Kjo shumë do të përdoret për reformat në polici, modernizimin e Prokurorisë në infrastrukturë dhe në mjedis.

“Programi IPA 2010">2010 është një ndihmë që i jepet vendeve që kanë si perpektivë Bashkimin Evropian. Mbështetja do të jetë në disa sektorë midis të cilëve mund të përmendim mbështetje për qendrën e formimit policor, modernizimi i sistemit të drejtësisë, mbeshtetje për proçesin e integrimit, forcimi i Kuvendit të Shqipërisë. Është një përgjegjësi mjaft e madhe që këto projekte të zbatohen dhe të ketë transparencë në zbatimin e tyre”, ka thënë Sequi.

Shtuar më 24/03/2011, ora 15:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori