BE jo lëshime Shqipërisë për krizën politike
Pëlqej
Javën e ardhshme Komisioni Europian do të publikojë raportin vlerësues lidhur me aplikimin e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat për anëtarsim në BE.
Ambasadorja gjermane në Tiranë, Karola Müller Holtkemper, duke shprehur opinionin e saj për programin shqip të DW mendon se BE nuk do të bëjë lëshime në plotësimin e kushteve për progress në procesin e anëtarësimit të vendeve të reja.

Kurse deputeti i CDU në Bundestagun gjerman, Roderich Kieseweter, thotë se Shqipëria është në rrugën e duhur për të arritur standartete kërkuara nga BE.
Raporti i Komisionit Evropian, i kërkuar nga Këshilli Evropian, për vlerësim të ecurisë demokratike të Shqipërisë, që do të publikohet në fillim të javës së ardhshme, nuk pritet të ketë surpriza. Mesazhet e BE janë të qarta: kriza politike e pazgjidhur, mosfunksionimi i Parlamentit dëmtojnë procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Ambasadorja gjermane në Tiranë, Karola Müller Holtkemper thotë se kriza politike, e cila po zgjat që pas zgjedhjeve parlametare të qershorit 2009, ka të bëjë me një nga kriteret e BE, që Shqipëria duhet të zbatojë: kriterin politik.
“Ka kritere të përcaktuara shumë qartë të cilat jane: demokracia funksionale, reformimi i sistemi gjyqësor, qeverisja e mirë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit. Opinioni i Këshillit Europian për aplikimin e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat do të varet nga vlerësimi që do t'i bëjë Shqipërisë Komisioni Europian në raportin e tij. Por një gjë, e shprehur e qartë gjatë vizitës së Ministrit të Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle në Ballkanin Perëndimor do te ndodhe : BE do të këmbëngulë në plotësimin e kushteve që ka vendosur për anëtarësimin e vendeve të reja dhe nuk do të bëje lëshime lidhur me plotësimin e tyre” - thekson ambasadorja gjermane në Tiranë, Karola Müller Holtkemper. (albeu.com)
Shtuar më 06/11/2010, ora 09:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori