BE i dha dritën jeshile Shqipërisë, reagon Basha
Këshilli i ministrave të BE-së për Çështjet Evropiane dha sot dritën jeshile për çeljen e negociatave të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Pikërisht për këtë lajm të mirë, ka reaguar kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Përmes një postimi në Tëitter, krahas mesazhit të komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, Basha shkroi:

“Vendet anëtare të BE-së dëshmuan sot se e mbështesin Shqipërinë dhe shqiptarët me shprehjen e vullnetit për të hapur negociatat. Tani gjithçka është në dorën tonë për të përmbushur të gjithë kushtet e vendosura për nisjen e tyre.” /albeu.com/

Shtuar më 24/03/2020, ora 14:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori