BE bën thirrje për debat e protestë të qetë
Zyra e BE-së në Kosovë i ka bërë thirrje pjesëmarrësve të angazhohen për një ambient të qetë gjatë debatit dhe votimit ku është paraparë votimi i Demarkacionit me Malin e Zi.

"Në prag të debatit dhe votimit të sotëm në Kuvendin e Kosovës për ratifikim të marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi, BE-ja në Kosovë ju bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve të angazhohen për një ambient të qetë gjatë debatit dhe votimit", thuhet në deklaratë.

Në deklaratën e Zyrës së BE-së në Kosovë është përmendur edhe protesta e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje.

"BE-ja në Kosovë, po ashtu rikujton se e drejta për të protestuar është një e drejtë demokratike, me kusht që ajo të jetë e shprehur në mënyrë paqësore dhe në pajtim me ligjet e Kosovës". /albeu.com/

Shtuar më 01/09/2016, ora 12:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori