BDI vendos, ja emrat e ministrave (FOTO LAJM)

Hazbi Lika, Ministër i Ekologjisë
Bashkimi Demokratik për Integrim mbrëmë ka hartuar listën e zëvendëskryeministrit dhe të ministrave të saj.

Bëhet me dije se zëvendëskryeministër për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit do të jetë kryetari aktual i komunës së Çairit, Izet Mexhiti.

Po ashtu, është mësuar se betejën në komunën e Tetovës e ka fituar Hazbi Lika dhe ai do të jetë ministër i Ekologjisë.

Ndërkaq, ministër për eurointegrimet do të jetë Fatmir Besimi.

Kandidati më potencial për Ministrinë e Punës dhe Politikave Sociale është kandidati për deputet në njësinë numër 2, Lirim Shabani.

Ministria e Ekonomisë me shumë gjasa do të shkojë për degën e Gostivarit, por nuk ka një emër konkrret ministri.

Zëvendëskryeministri aktual, Musa Xhaferi do të marrë postin e ministrit të pushtetit lokal.

Këto emra do të përmenden zyrtarisht, pasi të jenë verifikuar edhe në kongresin e BDI-së më 5 qershor./albeu.com/
Shtuar më 03/06/2014, ora 13:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori