"BD do të marrë pjesë në zgjedhje", Patozi: Ne do të bëjmë betejë frontale në 30 qershor përballë çdo kandidati
Astrit Patozi në një deklaratë për mediat nga selia e Bindjes Demokratike është shprehur se subjekti politik që ai drejton do të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit.

"I bindur që pjesëmarrja është zgjidhja dhe jo bojkotimi i zgjedhjeve. Ne do të bëjmë betejë frontale në 30 qershor përballë çdo kandidati socialist, pasi mendojmë që kjo është rruga e duhur për të rrëzuar Edi Ramën", u shpreh ai.

Patozi, koordinator i Bindjes Demokratike tha se partia që ai përfaqëson zotohet se:

1. Do të mbështesë të gjithë kandidatët e pavarur që do të garojnë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

2. Do të mbështesë pa asnjë rezervë dhe nuk do të rivalizojë kandidatët e partive të djathta që kanë vendosur të marrin pjesë në zgjedhje përballë kandidatëve socialistë.

Sipas Patozit kjo nismë e partisë së tij është ndërmarrë për të mos lejuar ndarjen e votës apo çarjen e saj, ndërsa theksoi se Bindja Demokratike nuk do të presë asgjë në këmbim prej këtyre kandidatëve.
Shtuar më 01/05/2019, ora 13:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori