BBC sjell historinë e shqiptares Eva të rrëmbyer nga babai: Duket sikur është nga një botë tjetër
Fëmijët shqiptarë që nuk kanë mundur të rikthehen pranë familjeve të tyre dhe vuajnë në kampet e ferrit në Siri vazhdojnë të jenë një plagë e madhe.
BBC i ka kushtuar një artikull
fëmijëve dhe grave shqiptare të cilët vazhdojnë të jenë në
kampin Al Hol në Siri.
Në një artikul me titullin “
Shqipëria garon për të shpëtuar fëmijë nga kampi xhihadist”, BBC hedh një vështrim mbi vështirësitë që po kalojnë këta njerëz në
kampin e drejtuar nga luftëtarët kurdë.
BBC shkruan për Evën, sot 16
vjeçe, e cila u rrëmbye nga babai i saj Shkëlzeni dhe u dërgua në Siri kur ajo ishte nëntë vjeç. Pas shtatë viteve luftë dhe më pas robërie, ajo duket sikur është nga një botë tjetër.
“Nuk mund të publikojmë fotografinë e saj sepse mund të rrezikojë jetën. Ajo është ende në
kampin al-Hol në Sirinë veriore, ku u mor me mbi 70,000 jetimë. Vëllai i saj Endri, 14 vjeç, është më me fat. Ai u soll në shtëpi nga Siria nga forcat speciale shqiptare në fund të Tetorit 2020” shkruan BBC.
Më tej gjiganti britanik citon ish-ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj sipas të cilit kampi Al Hol është ferri në toke dhe synimi është që
Shqipëria të kthejë edhe
fëmijët dhe gratë e tjera të mbetura atje sa më shpejt të jete e mundur.
Lleshaj shprehet se këta fëmijë nuk janë terroristë, por viktima të prindërve të papërgjegjshëm. Autoritetet kurde që e menaxhojnë
kampin thonë se situata po u del jashtë kontrollit, duke marrë parasysh kushtet e jetesës, apo së fundmi, edhe pandeminë e Covid-19.
Shtuar më 10/01/2021,
ora 19:01