BB: Shqipëria me borxhin publik më të lartë në rajon
Kryeekonomisti i Bankës Botërore për Europën dhe Azinë Qendrore, Internit Gill deklaroi gjatë ditës së sotme se Shqipëria vazhdon të ketë një nivel të lartë të borxhit publik ndonëse ka vlerësuar ekonominë shqiptare. Në raportin titulluar “Rikthimi i shkëlqimit të modelit ekonomik europian” prezantuar nga BB thuhet se Borxhi publik në Shqipëri dhe përqindja e tij janë tregues negativ për ekonominë.


Borxhi publik në Shqipëri dhe përqindja e tij janë tregues negativ për ekonominë. Borxhi është më i lartë në krahasim me Maqedoninë, Kroacinë dhe Serbinë. Megjithatë Shqipëria është një histori suksesi dhe ka kaluar nga një vend me të ardhura të ulëta, në një vend me të ardhura të larta. Rreth Shqipërisë kanë ndodhur zhvillime pozitive.”- deklaroi Gill.

Ndërsa ministri i Financave Ridvan Bode deklaroi se qeveria kishte marrë një sërë masash për të stimuluar ekonominë. /albeu.com/
Shtuar më 17/03/2012, ora 17:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori