Dokumente të falsifikuara, në pranga 3 persona që mashtronin qytetarët në Tiranë

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë në Tiranë, pasi akuozhen për mashtrim.

Të arrestuarit, – M. H., 35 vjeç, Sh. H., 52 vjeç, dhe I. H., 34 vjeç, të tre banues në Tiranë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin siguronin dhe sillnin në Shqipëri dokumente të shtetësive të huaja, të falsifikuara.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasin M. H., në Kamzë, dhe gjatë kontrollit të dokumenteve i gjetën një dokument (patentë italiane) të dyshuar të falsifikuar.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit Sh. H., dhe I. H., siguronin dokumentet e falsifikuara jashtë vendit, dhe më pas ja sillnin shtetasit M. H., kundrejt pagesës, dhe ky i fundit gjente klientë dhe i shiste në Shqipëri.

Njoftimi policisë

Tiranë/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Ëatermark”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të dokumenteve.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në DVP Tiranë.

Vihen në pranga 3 shtetas të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin siguronin dhe sillnin në Shqipëri dokumente të shtetësive të huaja, të falsifikuara.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e krimeve ekonomiko-financiare, bazuar në inteligjencën informative se disa shtetas merreshin me falsifikime dokumentesh, kanë referuar materialet në Prokurori e cila ka regjistruar procedimin penal.

Si rezultat i hetimeve proaktive të kryera në funksion të këtij procedimi penal është dokumentuar me prova ligjore kjo veprimtari kriminale dhe është finalizuar operacioni policor i koduar “Ëatermark”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve:

– M. H., 35 vjeç, Sh. H., 52 vjeç, dhe I. H., 34 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasin M. H., në Kamzë, dhe gjatë kontrollit të dokumenteve i gjetën një dokument (patentë italiane) të dyshuar të falsifikuar.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit Sh. H., dhe I. H., siguronin dokumentet e falsifikuara jashtë vendit, dhe më pas ja sillnin shtetasit M. H., kundrejt pagesës, dhe ky i fundit gjente klientë dhe i shiste në Shqipëri.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./albeu.com/