I riu humb kontrollin e makinës dhe del nga rruga në Tiranë, ndërron jetë pasagjeri

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku si pasojë ka ndërruar jetë një person.

Drejtuesi i mjetit O.S, 20-vjeç ka humbur kontrollin e makinës duke dalë nga rruga. Viktima është shtetasi A.K, 20- vjeç.

Njoftimi policisë:

O. S., 20 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit duke dalë nga rruga, dhe si pasojë ka humbur jetën pasagjeri i mjetit, shtetasi A. K., 20 vjeç. /albeu.com

 


Shtuar 6.03.2022 14:19