Një ditë pas protestës së opozitës, Rama ndan videon nga shkallët e Kryeministrisë:  Dje shkarravinat e revolucionit, sot dushi i regjimit

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Twitter në video nga shkallët e Kryeministrisë, ku duken pasojat nga protesta e djeshme e opozitës.

Nëpër shkallë kanë mbetur njolat nga tymueset që disa protestues hodhën drejt Kryeministrisë, ndërsa në video dëgjohet edhe zëri i kryedemokratit Sali Berisha gjatë një fjalimi.

“Dje zhgarravinat e revolucionit. Sot dushi i regjimit. Nesër nis një javë e re punësh të mira”, shkruan Rama krah videos.


Shtuar 12.02.2023 17:47