Bavarezët i dërgojnë Angela Merkelit një autobus me refugjatë (LIVE)
Zyrtarët e qarkut Landshut, në provincën gjermane të Bavarisë, kanë dërguar sot një autobus plotë me refugjatë sirianë në kabinetin e kancelares gjermaneBerlin, si shenjë proteste ndaj politikave të saj ndaj emigrantëve.

Autobusi me 51 refugjatë, i nisur herët në mëngjes nga Langshuti, pritet të arrijnë në Berlin në orët e para të mbrëmjes.

Kryetari i qarkut Landshut, Peter Dreier, ka deklaruar se kjo zonë rurale është duke u skandalizuar nga pesha e fluksit masiv të emigrantëve në Gjermani.

Sipas tij, ishin qytetarët e këtij vendi që i kanë thënë se, "ka ardhur koha që të mbyllet kufiri".

"Jemi duke u përpjekur të ndihmojnë këta njerëz të integrohen. Por kjo nuk do të funksionojë, nëse edhe gjatë këtij viti përballemi me një milion refugjatë tjerë ose ndoshta më shumë", ka shtuar ai. /albeu.com/

Shtuar më 14/01/2016, ora 17:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori