Baton Haxhiu: Rama-Meta e kanë arritur marrëveshjen për zgjedhjet, por... (VIDEO)
Baton Haxhiu në Opinion
Pas shkrimit te tij ku i beri thirrje Edi Rames qe te dale nga koalicioni me Ilir Meten, analisti shumë pranë kryeministrit Baton Haxhiu, ka deklaruar sonte ne studion e emisionit “Opinion” se raporti mes dy liderëve është i dhimbshëm. Teksa ka thëne se ata e kane arritur marrëveshjen mes tyre qe te dalin serish bashke me zgjedhjet e 18 qershorit.

“Raporti i tyre është me dhimbje, se është një betejë politike, kanë përplasje serioze por kanë qetësi në opinionin publik, janë të pavërejtshëm në betejën e dy titanëve. Dhimbja është që unë tani e tutje preferoj një betejë të vështirë në zgjedhje dhe një lehtësi në qeverisje, tani duhet të ndodhë e kundërta, ky koalicion përveç se është krijuar një dallim serioz mes dy liderëve, Meta është pragmatik, ka një pashpirtësi në pragmatizëm, Rama është i mbështjellur në idealizëm për reformën.

Gjate qeverisjes ka pasur dhimbje qe mua nuk me bindin. Kjo perplasje ka dhe nje arsye se eshte brenda llojit, koalicioni me Berishen dhe Meten s’kishte perplasje. Ketu ka nje perplasje brenda ideologjise, ka nje kujtese se si jane ngritur. Do te kisha deshire te kete nje gare te forte dhe te rende zgjedhore dhe nje qeverisje te lehte dhe jo sic ka ndodhur heren e kaluar. 100 % duhet te dalin vecmaas edhe pse e kane arritur marreveshjen per te dale bashke, vetem nese ndodh ndonje gje qe eshte e paparashikueshme”, u shpreh Baton Haxhiu./Albeu.com/
Shtuar më 23/03/2017, ora 21:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori