"Batanijet e ndihmave po shiten me 5 euro", bëni kujdes ku dhuroni (VIDEO)
Si rrallëhere shqiptarët janë bërë bashkë në këto ditë zie për të ndihmuar ata në nevojë.

Edhe disa personazhe publike janë bërë pjesë e nismës duke dhuruar para, batanije, rroba e ushqime.

Kosovarët i janë gjendur pranë Shqipërisë dhe kanë ndihmuar me gjithë zemër njerëzit të gjendur në vështirësi.

Por ama edhe pse janë ditë kur solidariteti duhet të jetë më ë rëndësishmja në këtë dhimbje, njerëzit që kërkojnë të përfitojnë edhe nga zia, fatkeqsisht nuk mungojnë.

Capital T ka publikuar një video ku ndihmat e ardhura shiten me para ndaj teksa bën thirrje për kujdes.

Pa dashur të vëmë gishtin dhe me dëshirën për të mos besuar se gjëra të tilla janë të vërteta, shpresojmë që gjithcka të mos jetë një tjetër vecse keqkuptim.

Prandaj derisa kjo të sqarohet, më e mira është që ndihmat të dërgohen drejt e ata në nevojë, ose në vende të sigurta si në ato pranë Teatrit, te Fundjave Ndryshe apo te Sheshi Skënderbej në Tiranë. Ndërkohë në vendet e tjera është më mirë t'ju dorëzohen njerëzve. /albeu.com/


Shtuar më 28/11/2019, ora 14:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori