Rusia reagon ashpër pas bashkimit të misioneve diplomatike Shqipëri-Kosovë
Rusia ka reaguar pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Kosovës bashkimin e misioneve diplomatike.

Lidhur me këtë marrëveshje ministria e Jashtme e Rusisë shprehet se këto "hapa provokues nga Tirana dhe Prishtina, të cilat janë në përputhje me konceptin e ‘Shqipërisë së Madhe’, shkaktojnë shqetësim serioz."

"Ne dëshirojmë të theksojmë se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian preferojnë të mos reagojnë ndaj lëvizjeve të tilla shkatërruese, duke inkurajuar në të vërtetë mendimin e ‘Shqipërisë së Madhe’ që është e dëmshme për rajonin", thuhet në deklaratën e Moskës, e cituar nga agjencia ‘TASS’.

Kujtojmë që, nuk është hera e parë që Rusia reagon kundër bashkëpunimeve të Shqipërisë me Kosovën, duke dalë hapur në mbrotje të qëndrimeve të Serbisë.

Nuk është hera e parë që Moska reagon kundër bashkëpunimeve dhe marrëveshjeve midis Shqipërisë dhe Kosovës, duke mbajtur qëndrime të njëjta me Serbinë.

Në marrëveshjen e nënshkruar më 2 korrik, Shqipëria dhe Kosova do të përfaqësohen me ambasada të përbashkëta në vende të ndryshme të botës.

Në këtë marrëveshje sqarohet se Republika e Shqipërisë merr detyrime konkrete në prezantim, mbrojtje dhe afirmim të qëndrimeve politike të Republikës së Kosovës në të gjitha rastet ku pjesëmarrja e kësaj të fundit është e pamundur për shkaqe objektive.

Marrëveshja inicion ngritjen e "Fondit të Përbashkët për Menaxhimin, Ngritjen dhe Zhvillimin e Ambasadave, Misioneve dhe Konsullatave" me qëllim krijimin e hapësirave për përdorim të përbashkët nga dy vendet.
Shtuar më 08/07/2019, ora 23:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori