Orteku në Itali fundos alpinistët, tre të zhdukur

Orë të tëra agoni në Aosta, në veri të Italisë, pasi tre alpinistë janë zhdukur ndërsa një ortek i ka përfshirë gjatë stërvitjes pasditen e së enjtes.

Sipas Ansa, instruktori 49-vjeçar arriti të mbijetonte, të zbriste në luginën e Aosta dhe të kërkonte ndihmë.

Menjëherë është nisur operacioni i kërkim-shpëtimit nga ekipet italiane dhe franceze, por puna është pezulluar pa sukses në perëndim të diellit dhe do të rifillojë nesër në mëngjes.

Nisur nga kushtet atmosferike që mbizotërojnë në zonë, shpresat për gjetjen e alpinistëve të gjallë janë të kufizuara.

Sipas medieve italiane bëhet fjalë për një kampion skish 39 vjeç, një instruktor skish 44 vjeç dhe një ekonomist 37 vjeç./Albeu.com


Shtuar 13.04.2023 21:59