Bashkia Kamëz kërkon ambasadorë në BE

Bashkia e Kamzës ka nxjerrë një njoftim ku kërkon ambasador për në një nga shtetet e Bashkimit Europian.

Në mailin e ofertës nga bashkia shkruhet se kjo ofertë është origjinale, si dhe puna do të jetë mbi baza vullnetare dhe jo me pagesë.

Ambasadori i Kamzës në BE, sa shkruhet në mail, duhet të dijë një gjuhë të huaj si anglisht, italisht ose gjermanisht si dhe të jetë rezident jashtë Shqipërisë.

Ky ambasador i Kamzës në BE do të ndihmojë në organizimin e projekteve të Kamzës në binjakëzim me bashki të shteteve që janë pjesë e BE-së. /Albeu.com/
Shtuar më 19/01/2016, ora 19:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori