"Bashkësia ndërkombëtare ka dështuar në Kosovë"
Pëlqej
Bashkësia ndërkombëtare ka dështuar në Kosovë. Me këtë titull e nis artikullin e saj gazeta zvicerane "Neue Zürcher Zeitung". Në shkrimin për Kosovën dhe raportin e Clint Williamson, shpjegohet, se hetimet e tij 3-vjeçare, kanë nxjerrë në pah, pamundësinë e të huajve qe të sjellin drejtësi, për të vrarët jo-shqiptar gjatë luftës dhe hetimin e siç thuhet krimeve të supozuara të UÇK-ës.

Gazeta thotë se kryeministri në largim i Kosovës, Hashim Thaçi, mezi ka pritur ta përshëndes raportin e prokurorit amerikan, duke thënë se përgjegjësia është individuale, por jo edhe organizative.

Më pas shpjegohet se gjasat dhe shpresat e shumë kujt janë që Gjykata Speciale për Krime lufte, ta ketë selinë në Holandë por jo edhe në Kosovë.

Kjo, pasi që sipas gazetës helvetike, aty askush nuk është i sigurt në këtë aspekt e hiq më pak dëshmitarët që janë kyç për aktakuzat që pritet të ngritën, për disa pjesëtarë të UÇK-së. /albeu.com/
Shtuar më 09/08/2014, ora 10:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori