Ish-aktorja e “Al Pazar” pretendon se e “ka ngacmuar” Luiz Ejlli

Eriselda Shllaku është një emër që dikur ka bërë xhiron e ekranit, si aktore, moderatore dhe modele. Sot ajo është më e tërhequr nga bota e medias, megjithatë në profilin e saj në instagram është mjaft aktive.

Së fundmi ajo ka bërë një bashkë-bisedim me ndjekësit ku mes pyetjesh të shumta nuk kanë munguar as komplimentat për aktoren.

Por mes tyre njërin e ka publikuar me emër. Bëhet fjalë për një adresë të Luiz Ejllit në Instagram, që në fakt është një nga adresat e shumta fallco në emër të këngëtarit.

Nuk dihet nëse Eriselda ka menduar se është në të vërtetë Luizi që i thotë “o yll je shumë simpaktike”, por është i vetmi koment të cilin aktorja e ka publikuar me emër./albeu.com/