Histori horror, Fjolla Morina hap Kutinë e Pandorës: Nga vrasësi i këngëtares Emmy te zhdukja e Vis Martinajt

Këngëtarja Fjolla Morina, prej një kohe është duke marrë marrë vëmendje me reagimet e saj në rrjetet sociale. Para pak muajsh, Fjolla bëri një video lidhje direkte ku akuzonte ish-partnerin dhe disa nga miqtë e saj të dikurshëm, ndërsa sot ka bërë “goditjen” e radhës, duke akuzuar me emra kokat e krimit të organizuar e vrasës.

Por deklarata e këngëtares mbeten të pa baza. Fjolla i ka bërë thirrje prokurorisë dhe policisë së Kosovës dhe për çdo rast pritet konfirmim zyrtar nga to.

“Durim Keçi është organizatori i krimit të organizuar. Urgjentisht me u marr më këtë çështje. Ky person është shumë i rrezikshëm. I bën krimet në mënyrë perfekte. Ky është kryesori”.

Sipas Fjollës e gjitha kjo po ndodh pasi këngëtaren e kanë kërcënuar me jetë e madje i kanë kërcënuar edhe vajzën e saj të vogël.

Fjolla rrëfen një moment të tmerrshëm, ku sipas saj 5 persona e kanë dërguar në mal dhe e kanë kërcënuar me armë në gojë.

“Durim Keçi me Dallashin e Ramush Haradinajt.Më kanë çuar në mal ata që janë në burg, që i ka hedhur bombën Enverit. Më kanë çuar në mal rrugës për Tetov 5 veta pistoletat në gojë mi kanë futur. do të vrasim, hajde dëshmo për Enverin”.

Ndër të tjera ajo ka akuzuar edhe vrasësin e këngëtares Emmy dhe gjithashtu akuzat nuk kanë munguar për kolegen e saj Morena Taraku.

“Morena Taraku më ka djeg makinën. Aziz Kelmendi ka vrarë Emmyn dhe ka dalë nga burgu për 2-3 muaj”.

Fjolla Morina gjithashtu ka tronditur me deklaratën e saj për Vis Martinaj.

Ajo pretendon se e di kush është personi që fshihet pas zhdukjes së Martinajt dhe akuzon shtetasin D.K nga Shijaku.

“Kjo është ora e Vis Martinajt në dorën time, ma ka dhënë në klip. Këta e dinë çfarë kanë bërë me të dhe tani me mua e fëmijën tim çfarë duan të bëjnë?” shprehet këngëtarja./albeu.com/