E FUNDIT/ Kreu i opozitës komunikim të jashtëzakonshëm me median
Basha zbulon skandalin: Vangjush Dako është kapur mat me kriminelët
Kryetari i Partisë Demokratike në një konferencë për shtyp ditën e sotme, ka zbuluar se kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako është nën hetim pasi ai u ka ofruar kriminelëve miliona euro në këmbim të votave në zgjedhjet e 25-qershorit.

"Sot do të prezantojmë një tjetër zhvillim sksndaloz. Vangjush Dako është kapur në flagrancë duke bashkëpunuar me grupet më të rrezikshme të Durrësit duke u kërkuar të blejnë vota.

Janë miliona euro që ka premtuar për blerjen e votave.

Këtë fakt e di Gjushi po dhe mentori i tij Edi Rama. Ndaj ata ndërhynë fuqishëm për të larguar prokurorin që po merrej me këtë aferë kriminelë.

Këtu gjenden edhe arsyet e dorëheqjes së papritur të Drejtorit të Shërbimit Intelegjent Shqiptar.

Me presione kriminale, Edi Rama ka larguar prokurorin Anton Martini që po heton vjedhjen e votave në Durrës.

Ai është emëruar në Durrës me shpresën që të shpëtojë Gjushin

I kërkoj sot Prokurorisë të hetojë Anton Martinin", ka deklaruar Basha. /albeu.com/






















Shtuar më 20/11/2017, ora 14:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori