Basha vijon takimet me kryebashkiakët e djathtë në rrethe
Ditën e djeshme Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua me kryebashkiakët e djathtë në selinë e PD në Tiranë.

Sot ai ka vendosur të takohet me krerët e bashkive të djathta në gjithë qytete e vendit.

Takimi i Bashës me kryebashkiakët do të zhvillohet në orën 16:00 ndërsa me krerët e degëve të PD në rreth kryedemokrati do të takohet në orën 18:00.

Kujtojmë se këto takime të njëpasnjëshme vijnë pas zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, të cilat u bojkotuan nga opozita ndërsa PS mori 60 bashki. Nga ana e tyre Kryetarët e bashkive të djathta kanë deklaruar se nuk do të lëshojnë zyrat e tyre pas humbjes në zgjedhjet e 30 qershorit, pasi njohin dekretin e presidentit që zgjedhjet lokale të mbahen në 13 tetor.

Në mbledhje me kryebashkiakët Basha pritet që të diskutojë edhe aksionet e mëtejshme që do të marrë PD-ja.

Shtuar më 03/07/2019, ora 12:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori