Rruga e Arbrit bllokohet sërish nga bora, policia apel drejtuesve: Shmangni lëvizjet e panevojshme në këtë aks

Sërish probleme me qarkullimin në Rrugën e Arbrit. Disa mjete janë bllokuar për shkak të dëborës, dhe policia ka bërë apel për drejtuesit të shmangin lëvizjet e panevojshme në këtë aks rrugor.

Gjithashtu policia vendore e Dibrës u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve të përdorin zinxhirë dhe goma dimërore.

Njoftimi nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

Policia Rrugore e Dibrës, pavarësisht temperaturave atmosferike të ulëta ndodhet në krye të detyrës

Byppas-i,  i rrugës së Arbrit, është përfshirë nga reshje dëbore duke sjell vështirësi në qarkullim për drejtuesit e automjeteve.

Shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Dibër, ndodhen në shërbim në të gjithë aksin e këtij byppas-i,  për të drejtuar qarkullimin rrugor, me qëllim parandalimin e çdo aksidenti sado i vogël të jetë ai, si dhe për t’i ardhur në ndihmë çdo drejtuesi mjeti që mund të ketë probleme.

Policia e Dibrës,  u bën thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës, të shmangin lëvizjet e panevojshme në këtë aks rrugor,  të tregojnë kujdes maksimal, dhe të përdorin pajisjet dimërore për automjetet./albeu.com


Shtuar 10.12.2021 12:06