Basha: Turp për Europën nëse na pranon kështu
Pas një takimi që kreu i PD-së Lulzim Basha pati me drejtorin e Politikave të Zgjerimit në Bashkimin Evropian, CHristian Danielson ka dalë në një prononcim për mediat ku është shprehur se është turp për Europën nëse na pranon në këto kushte që jemi.

"Sot jemi në një autokraci në një vend të zgjedhur nga krimi dhe jo nga qytetarët me një kryeministër bashkëpunëtor të krimit. Kështu nuk shkohet në Europë dhe këtë e di çdo europian. Futja në Europë e një vendi që sundohet në shumë aspekte njësoj si Venezuela do të ishte turp i Europës. Beteja jonë është një betejë për Shqipërinë europiane dhe Europa e vërtetë nuk ka aleat më të mirë dhe garanci më të madhe se PD dhe aleatët e saj që do vazhdojnë betejën për çlirimin e vendit nga krimi i organizuar", ka deklaruar ndër të tjera Basha./albeu.com/
Shtuar më 07/03/2019, ora 13:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori