Basha tregon zgjidhjen për ngërçin që ka zënë vendin: Zgjedhje të parakohshme!
Lulzim Basha në një konferencë për shtyp ka folur për ngërcin që ka zënë vendin tonë.

Sipas tij ka vetëm një zgjidhje dhe ajo është zgjedhjet e parakohëshme.

“Ka një rrugëdalje nga ky batak Surreli, kthimi në ligjshmëri duke nisur me rikthimin e zgjedhjeve të pandikuara nga krimi. Zgjidhja është rruga që po merr fqinji ynë Maqedonia e Veriut drejt zgjedhjeve të parakohshme. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme i hapin rrugë reformës së vërtetë në drejtësi”, theksoi ai.

Basha tha se rasti i “përpjekjes së Edi Ramës për të kapur Gjykatën Kushtetuese, tregon qartë se kush nuk e do reformën në drejtësi”, duke shtuar se kryeministri e kishte jetike kapjen e kësaj gjykate, e cila do të vendosë për disa çështje jetike.

Kreu demokrat tha gjithashtu se SPAK dhe BKH janë jetike dhe duhet të vihen sa në shpejt në funksion. /albeu.com/
Shtuar më 15/11/2019, ora 19:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori