Basha tregon 3 kërkesat për marrëveshjen me maxhorancën
Lulzim Basha bëri me dije se opozita ka mandatuar Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin, që do të shërbejnë si dakordësues me mazhorancën për miratimin e Reformës Zgjedhore.

“Prej muajit tetor opozita ka insituar në një mekanizëm gjithëpërshirës dhe transparet për të përfunduar reformëm zgjedhore. Ku është edhe një kusht i pakalushem i Bundestagut, kanë kaluar 4 muaj dhe asgjë nuk është arritur. Sot opozita rikonfirmon qendrimin e saj për nisjen pa vonesë dhe përfundimin një orë e më parë të reformës. Mandatojmnë Oerd Bylykbashin nga PD Petrit Vasilin Vnga LSI për të dakordësuar mekanizmin, duke i qendruar plotësht të gjitha pikave të shtruara në tetor”, tha Basha.

Ky është hapi i parë i opozitës drejt një marrëveshje, ndërsa Basha theksoi se nuk bëhet fjalë për një tryezë nga komisioni i posacëm.

Ja cilat jane 3 kërkesat e përfaqësuesve të opozitës në takimin e orës 13.00 për reformën zgjedhore

1. Miratim i reformës zgjedhore në mënyrë transparente, gjithëpërfshirëse, konsensuale mes partive politike.

2. Hartimi dhe diskutimi i reformës jashtë parlamentit në tryezën politike të partive.

3. Miratimi pa ndryshime nga komisioni dhe Parlamenti i produktit konsensual të tryezës politike.
Shtuar më 14/01/2020, ora 13:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori