Basha: Tifozët i treguan vendin Ramës
Kryedemokrati Lulzim Basha gjatë vizitës së sotme në Lezhë, nuk ngurroi të përmendte përballjen me Francën, ku tifozët shqiptarë thirrën njëzëri "Rama ik".

Sipas Bashës, shqiptarët dhanë mesazh të qartë që Rama të largohet dhe ti hapë rrugë zgjedhjeve të lira.

"Të gjitha e dëgjuam jehonën e shqiptarëve. Mesazh i qartë për Ramën që të hapë rrugën për zgjedhje të lira e të ndershme që janë dhe zgjidhja e krizës që ka pllakosur.

Nuk është vetëm opozita janë të gjithë shqiptarët që e kërkojnë këtë. Ndaj hap rrugë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Duhet një qeveri që ju dëgjon, që ju kupton dhe ju sheh në sy. Siç mund ta keni ndjekur, kjo platformqë fillon me vënien e bujqësisë në rend të parë të buxhetit. Ndryshimi do të vijë përmes votës tuaj", tha ndër të tjerash Basha.



Shtuar më 18/11/2019, ora 14:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori