Basha takon kreun e Komitetit Amerikano-Hebraik: Në vend të heshtjes vazhdojmë betejën për demokraci
Kryedemokrati Lulzim Basha është takuar me delegacionin e Komitetit Amerikano- Hebraik. Basha shprehet se gjatë takimit i ka siguruar ata se në vend të heshtjes apo dorëzimit para modelit të dështuar lindor do të vazhdojë pa kompromis betejën për vlerat perëndimore të lirisë dhe demokracisë.

Ai gjithashtu i shpreh David Harris, drejtuesit të këtij komiteti mirënjohjen për mbështetjen e SHBA lidhur me vlerat për zgjedhje të lira, barazinë para ligjit dhe ndarjes së kontrollit të pushteteve.
'Takim i përzemërt dhe shumë miqësor me delegacionin e Komitetit Amerikano- Hebraik ACJ, të kryesuar nga Drejtori Ekzekutiv, z. David Harris.

I shpreha z. Harris mirënjohjen për mbështetjen e çmuar ndër vite të Shteteve të Bashkuara për demokracinë dhe liritë civile dhe politike të qytetarëve shqiptarë si dhe domosdoshmërinë për ta vazhduar betejën në këtë orë të errët në Shqipëri, për vlerat dhe parimet themelore të zgjedhjeve të lira, barazisë para ligjit dhe ndarjes dhe kontrollit të pushteteve.

I sigurova miqtë amerikanë se në vend të heshtjes apo dorëzimit para modelit të dështuar të despotizmit lindor, korrupsionit dhe shkatërrimit të lirisë dhe demokracisë, ne do të vazhdojmë pa kompromis me standartet europiane dhe amerikane, betejën tonë deri në triumfin e vlerave të përbashkëta perëndimore të lirisë, demokracisë dhe mundësive për çdo shqiptar", shkruan Basha.
Shtuar më 14/07/2019, ora 12:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori