Basha takim me komisionerin e BE në Berlin
Kryetari i PD Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me Komisionerin e BE për Buxhetin Oettinger.

Basha në këtë takim tha se ai dhe opozita e bashkuar po bashkëpunojnë me Berlinin. Ai shprehet se ka qenë një bashkëpunim tepër i frytshëm me Gjermaninë.

“Kemi pasur angazhim të vazhdueshëm me zyrtarët në Berlin. Bashkëpunimi ynë me ta ka qenë i suksesshëm në drejtim të projekteve që zhvillojnë vendin”, tha Basha.

“Sot në Berlin pata një bashkëbisedim të frytshëm për Shqipërinë, zhvillimin ekonomik dhe projekte të rëndësishme që do të përmirësojnë jetën e qytetareve tanë, me Komisionerin e BE për Buxhetin dhe Burimet Njerëzore, Günther OETTINGER.
Angazhim dhe përkushtim maksimal për punësim, mirëqënie, zhvillim ekonomik për qytetarët për Shqipërinë si Europa”, shkruan Basha.
Shtuar më 04/06/2019, ora 14:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori