Basha takim me aleatët, pse mungoi Kryemadhi?
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim në zonën e Ishmit, në Durrës, me aleatët.

Në takim me kreun e PD-së mësohet se ishin Fatmir Mediu, Agron Duka, Dashamir Shehi dhe Nard Ndoka.

Në takimin me Bashën, ishte edhe nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, ndërsa mungoi kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, pasi ndodhet jashtë vendit.

Nuk dihet nëse takimi është zhvilluar në kuadër të vazhdimit të aksionit opozitar.
Shtuar më 16/09/2019, ora 23:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori