Kryedemokrati Lulzim
Basha është shprehur së fundmi se kryeministri Edi
Rama ka humbur kontrollin e situatës përsa i përket pandemisë.
Basha shkruan në rrjetet sociale se numri i të sëmurëve nga Covid-19 po rritet përditë, fatalitetet po shtohen dhe kapacitetet
shëndetësore po shkojnë drejt
kolapsit.
Më tej
Basha nënvizon faktin se nëse
Rama do i kishte dëgjuar, qeveria do kishte marrë masat e duhura.
“Numri i të sëmurëve nga Covid-19 po rritet përditë, fatalitetet po shtohen dhe kapacitetet
shëndetësore po shkojnë drejt
kolapsit.
Rama ka humbur kontrollin mbi pandeminë, megjithëse vala e dytë ishte paralajmëruar. Po të na kishte dëgjuar, qeveria do kishte marrë masat e duhura.”- shkruan
Basha.
Shtuar më 02/11/2020,
ora 10:01