Publikohen notat e provimeve me zgjedhje të maturës, kalojnë mbi 97% e nxënësve

Janë publikuar edhe notat e provimeve me zgjedhje të maturës shtetërore, të cilat mund t’i gjeni në linkun e mëposhtëm.

Rezultatet

Pjesëmarrës në provim kanë qenë në total 27389 maturantë.

746 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke rezultuar mbetës, ndërsa 153 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00.

Kalueshmëria për këtë provim është 97.28% ndërsa nota mesatare është 7.30.

Brenda disa orësh pritet edhe publikimi i notës mesatare sipas 12 qarqeve të vendit si edhe statistika teëmëtejshme për secilën lëndë me zgjedhje.

 


Shtuar 26.06.2023 19:06