Basha: Rruga drejt Europës në udhëkryq
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian është në udhëkryq.

Në një postim në Facebook kushtuar 22 Marsit të vitit 1992 kur Partia Demokratike erdhi në pushtet për herë të parë, kryedemokrati shkruan se është koha që Shqipëria të ndërtojë sistemin e vlerave europiane pas rrugëtimit 27-vjeçar.

“Më 22 Mars 1992 shqiptarët fituan lirinë. Si sot 27 vjet më parë njerëzit u bashkuan me të vetmen dëshirë dhe ëndërr: lirinë për të ndërtuar një jetë më të mirë, lirinë për të lëvizur, lirinë për arsim, lirinë për biznes, lirinë per tu shprehur, lirinë për të zgjedhur e për tu zgjedhur. Ky udhëtim 27 vjecar drejt lirisë dhe Europës demokratike me arritjet dhe dështimet e tij, ka qenë i dhimbshëm dhe plot sakrifica. Sot Shqipëria po na thërret përsëri sepse rruga jonë drejt lirisë dhe Europës është në udhëkryq! Është në dorën tonë ta përmbyllim atë duke ndërtuar edhe në Shqipëri sistemin e vlerave të vërteta europiane”, shkruan Lulzim Basha në Facebook.
Shtuar më 22/03/2019, ora 12:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori