Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim
Basha a reaguar në Twitter ku shprehet se kriza e thellë ekonomike dhe papunësia në Shqipëri, do marrin zgjidhje vetëm kur të largojmë Ramavirusin.
Basha thotë se Rama duke përfituar nga pandemia shkatërroi
Teatrin Kombëtar për të grabitur pronën publike dhe për të
shtuar me 30 milionë
euro borxhin e shqiptarëve.
“Teksa po i afrohet fundit të qeverisjes RAMAVIRUSI ka hequr dorë nga fasada. Shkatërroi
Teatrin Kombëtar duke përfituar nga pandemia, në shkelje flagrante të çdo ligji dhe norme shoqërore, për të grabitur pronën publike dhe për të
shtuar me 30 milionë
euro borxhin e shqiptarëve.
I babëzituri nuk do t’ja dijë për mbi 120 mijë të papunë, për bizneset që falimentojnë përditë, për mijëra familjet në nevojë dhe varfërinë që falë tij është ulur këmbëkryq në Shqipëri. Kriza e thellë ekonomike dhe papunësia do marrin zgjidhje vetëm kur të largojmë RAMAVIRUSIN”, shkruan
Basha.
Shtuar më 28/05/2020,
ora 16:49