Me anë të një deklarate për
mediat, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim
Basha, ka shënjestruar kryeministrin
Rama, ku sipas tij, ai nuk do zgjidhje për
Vettingun dhe se të gjithë e ka
pretekst.
Në prononcimin për
mediat,
Basha citoi se muri i drogës e mban të izoluar Shqipërinë dhe se nuk ka paqe e përparim me kriminele në politikë, raporton Portali "Albeu".
Duke qëndruar në të njëjtën linjë,
Basha i ka bërë thirje Ramës të amendojnë ligjin.
"Muri që mban të izoluar Shqipërinë është muri i drogës dhe korrupsionit shqiptar. Janë mungesa e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Kjo i është bërë e qartë Edi Ramës nga çdo politikan që ka takuar. Më është bërë e qartë edhe mua si kryetari i opozitës.
Ndaj në emër të opozitës kam një thirrje për Edi Ramën: Mjaft më me sulmet e turpshme prej Don Kishoti, mjaft më duke shpallur armik opozitën dhe shumicën e popullit tënd, nuk do ketë kurrë paqe dhe përparim me drogë e krim.
Nuk do ketë paqe as për ty nëse do fshehësh drogën dhe krimin”, u shpreh ai.
Lidhur me ligjin e Vettingut, Lulzim
Basha sfidoi kryeministrin për të zbatuar me konsensus këtë ligj vetëm sipas Kushtetutës.
Në një rast të tillë, tha
Basha, Edi
Rama të shkarkojë menjëherë nga detyra kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi, i cili është dënuar nga drejtësia italiane.
“Sa për
Vettingun, i them Edi Ramës jam gati ta bëjmë që tani sipas Kushtetutës. Kushtetuta thotë ta bëjë Kuvendi, Edi
Rama do ta bëjë ai.
Edi
Rama nuk e do
Vettingun. Zgjidhja mund të bëhet që tani duke respektuar Kushtetutën. Le të shkarkojë që sot Elvis Roshin i dënuar për përdhunim dhe trafik droge nga autoritetet italiane”, deklaroi
Basha. /albeu.com/
Shtuar më 29/11/2016,
ora 14:13